Murati: Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese shtet vulnerabël, mund të shkelësh kushtetutën dhe nuk dënohesh

Murati: Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese shtet vulnerabël, mund

Edhe pse reforma në drejtësi është miratuar prej më shumë se 4 vitesh, Shqipëria vijon të mbetet pa Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Për gazetarin dhe analistin Erl Muratit, krijimi dhe funskionimi i tyre janë dy nga sfidat kryesore për vendin.

Erl Murati: ''Dy sfida kryesore janë krijimi dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë, jo thjesht si porosi e faktorit ndërkombëtar, por si një shenjë e dukshme e krizës. Ka kaluar mbi 4 vite nga miratimi i reformës në drejtësi, me 140 vota me konsensus, dhe dy gjykata kryesore, ajo e larta dhe kushtetuese nuk funksionojnë dhe kjo ka sjellë problem. Pavarësisht se mund të themi se reforma ishte e suksseshme, por produkti është i cunguar.

Në një lidhje përmes Skype për Ora News, Murati tha se Shqipëria pa Gjykatë Kushtetuese, është një shtet vulnerabël, ku çdo insitucion mund të shkelë kushtetutën dhe mos të dënohet.

Erl Murati: ''Mungesa e Gjykatës Kushtetuese sjell probleme në fuksionimin e demokracisë. Shqipëia në vitin 2020, është vend  kandidat për në BE, ka një Gjykatë Kushtetuese që nuk funksionon. Nga një pikëpamje është një shtet vulnerabël, sepse çdo institucion mund të shkelë lirisht kushtetutën, dhe të mos dënohet e penalizoher për këtë.''

Sipas tij, mungesa e Gjykatës së Lartë cënon qytetarin, ndërsa Kushtetuesja shtetin.

Erl Murati: ''Sa i përket Gjykatës së Lartë, kemi rreth 40 mijë dosje. Janë halle qytetarësh. Një konflikt midis dy personave, një konflikt me shtetin, një konflikt prone. Mungesa e krjimit të Gjykatës së Lartë ka cënuar qytetarin. Nëse mungesa e Gjykatës Kushtetuese cënon fondamentet e shtetit, mungesa e Gjykatës së Lartë cënon më shumë qytetarin se sa shtetin.''

Intervistoi në studio Matilda Mcini, përgatiti për online Renato Çaushi.

Vendi Lajme reforma ne drejtesi Politikë gjykata kushtetuese gjykata e larte Aktualitet erl murati

EMISIONET