Mozilla, sistemi i operimit në 7 modele smartfonë
Ekosistemi Firefox Os një vit pas lançimit të tij është prezantuar në 7 modele të smartfonëve dhe në 15 vende, dhe po përgatit ulje në tregjet e reja në Amerikën Latine, Europë dhe Azi. Këtë e komunikon Mozilla, që sipas tyre telefonat celularë do kalojnë në televizorë.
Mozilla, shpjegon deklarata, është duke punuar me partnerët e saj për të sjellë përvojën në pajisjet e reja, të tillë si televizorët smart të Panasonic, dhe për të zhvilluar gjithnjë karakteristika të reja, në lidhjet NFC e Bluetooth të avancuar.
Këto ju lejojnë të ndani thjeshtë përmbajtjen mbështetur nga LTE për ta bërë përvojën e celularit akoma dhe më të shpejtë në pajisjen backup, colud storage, dhe një shërbimi që të ndihmon të lokalizosh, të dërgosh mesazhe ose ti fshish përmbajtjen celularit në rast të humbjes ose vjedhjes.
“Ka qenë një vit i rritjes gjigande që ka plot mundësi interesante për Firefox OS, tha Andreas Gal, Chief Officer Technology i Mozillës. Si e vetmja platform open-source, Firefox OS i ka lënë të lirë përdoruesit, zhvilluesit dhe operatorët e sektorit të sistemeve të mbyllura.
/o.b/oranews.tv/
