Mjeku Pëllumb Pipero është konfirmuar pozitiv me koronavirus, 14 ditë pasi ka kryer vaksinën anti-covid.  Ai është në gjendje të mirë shëndetësore,ndërsa do të jetë në monitorim të vazhdueshëm ndërsa doza e dytë e vaksinës për të pritet të anulohet.

14 ditë pasi mori vaksinën anti-Covid, mjeku Pëllumb Pipero ka rezultuar i prekur me Covid. Famirësisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore i izoluar në banesën e tij. 

Ai deklaroi se do të presë të kryejë pas 72 orësh një test rikonfirmues, duke marrë parasysh edhe efektet anësore që shkakton vaksina.

 Pipero ishte ndër të parët që ka kryer vaksinën anti-Covid dhe dozën e dytë duhet ta merrtë në 2 shkurt.

Por gjendja e tij do të jetë gjatë të gjithë kohës në vëzhgim. Por vaksina nuk mund të kryhet nëse një person është pozitiv me Covid, ndërsa këshillohet që të mos kryhet edhe pas 2-3 muash pasi je negativizuar.

Raste shqetësuese janë edhe  infektimet e grave shtatzënë me koronavirus. Një 28-vjeçare shtatzënë nga Korça disa ditë më parë është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por iu desh të transferohej në maternitetin “Koço Glozheni” për të sjellë në jetë fëmijën.

Por gjendja e saj u përkeqësua dhe lindi nevoja që të ridërgohej në spitalin Covid 2, nga ku mësohet se gjendja e saj është e rëndë.

 Fëmija i porsalindur i 28-vjeçares ka qëndruar vetëm 2 ditë në maternitet dhe më pas e kanë marrë familjarët e të resë.

Pipero në një intervistë për Ora News pas marrjes së dozës së parë të vaksinës

Lexo dhe: Ja çfarë deklaroi Pipero një ditë pasi mori vaksinën