Në vendin tonë ditën e djeshme filloi procesi i vaksinimit kundër Covid-19. Mes të vaksinuarve të parë ishte dhe mjeku  Pëllumb Pipero  i cili gjatë një lidhje direkte për Ora News me gazetaren,  Siklajda Shorja ka folur në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme.

Pipero tha se deri tani nuk ka asnjë efekt  anësor, përveçse një dhimbje të lehtë te vendi ku injektoi vaksinën. 

“Ende nuk kam ndonjë efekt anësor , përjashtuar një dhimbje të lehtë në vendin e injektimit që kam pasur gjatë ditës së djeshme. Efekte të tjera jo, nuk është hera e parë që bëjmë vaksinë, dhe besoj që aplikimi i kësaj vaksine ka kaluar në gjendjen më të mirë të mundshme”-tha Pipero.

Ai gjithashtu gjatë bisedës u shprehet optimist që vaksina do t’i japë fund pandemisë që ka gjunjëzuar botën.