Ministria e Arsimit publikon datën, ja kur fillon mësimi në Universitete
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2020, 20:45
Ministria e Arsimit ka urdhëruar ditën e sotme që universitetet të hapin dyert të hënën e 2 nëntorit 2020.
Vendimi është firmosur nga ministrja Evis Kushi dhe urdhri hyn në fuqi menjëherë.
Studentët do të duhet që të respektojnë masat anti-covid që qeveria ka vendosur edhe për gjimnazet dhe shkollat.

