Miley Cyrus këshillon Justin Bieber!
Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e moderatorit Jay Leno, per tu intervistuar dhe sigurisht për të qenë më pranë publikut. Në bisedën e zhvilluar, nje vëmendje të veçantë ajo i ka kushtuar dhe Justin Bieber, 19 vjeçarit i cili prej kohësh gjendet në problem dhe kjo për shkak të sjelljes së tij aspak të hijshme.
Duke dashur që ta këshillojë mikun e saj publikisht, Miley u shpreh :"Justin ti ke shume para. Paguaj persona që të të mbajnë larg nga telashet. Mos shko në party. Ndërto nje klub nate në shtëpi dhe festo atje."
Miley Cyrus, e cila u pa e veshur me një këmishë dhe pantallona xhins, më pas nisi të krahasonte veprimet e saj dhe të Justin duke thënë:
"Gjithçka që unë bëj është brenda rregullave të Kalifornisë, pra unë nuk po thyej asnjë ligj. Edhe përse jo çdo veprim imi rezulton i pëlqyer, përsëri unë ndihem mirë me veten ."
Moderatori, Jay Leno, i cili ka një një miqësi të hershme jo vetëm me Mileyn, por me të gjithë familjen e saj, kryesisht me babain e 21-vjeçares Billy Ray Cyrus, i kishte bërë dhe nje surprizë krijueses së hitit `23`.
Ai publikoi një video, ku Miley shfaqej në moshën 4 vjeçare dhe kishte rrefyer dashurinë e saj të parë. Sigurisht kjo e fundit ishte nje histori shume gazmore dhe të gjithe nisën të qeshnin.
Ish e fejuara e Liam Hemsworth, është përfolur shumë dhe për fotografitë që ajo shkrep me gjuhën jashtë, por përsëri Miley u shfajesua me të njëjtën deklaratë që ka bërë pak muaj më parë:
"Unë e nxjerr gjuhën jashtë, sepse jam shumë e turpshme kur bëhet fjalë per të shkrepur fotografi. Ju nuk e dini sesi ndihesh kur je në tapetin e kuq dhe me mijera persona thërrasin emrin tënd duke bërtitur, fotografë që vetëm shkrepin fotografi, duke u përpjekur të gjejnë një gabim tek ty e shumë të tjera. Gjuhën jashtë e nxjerr edhe nëpër koncerte dhe ky fakt e nevrikos shumë nënën time Tish".
[gallery link="file" columns="9" orderby="title"]
