All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Merkel në Paris: Të gjithë të mbështesin Francën, terrorizmi armik i përbashkët

Merkel në Paris: Të gjithë të mbështesin Francën,

Të rritet bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit. Ka qënë ky mesazhi i përcjellë nga Presidenti i Francës, Francois Hollande, si dhe nga Kancelarja Angela Merkel, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Paris.

All - Paragraf - 3

Në konferencën e mbajtur për shtyp, dy liderët i kushtuan një vëmendje të veçantë edhe tensioneve që janë rritur së tepërmi pas rrëzimit të avionit rus nga Forcat Ajrore Turke pranë kufirit me Sirinë. Hollande bëri thirrje që të gjitha shtetet ndërkombëtare të punojnë për të ndalur përshkallëzimin e situatës midis përfaqësuesve të Kremlinit dhe Ankarasë. Ai shtoi se lufta kundër terrorizmit është një përgjegjësi e përbashkët dhe një detyrim ndaj qytetarëve.

"Të gjithë duhet të marrim masa për të mbrojtur popullsinë dhe territorin sepse askush nuk mund të jetë i sigurt nga një sulm terrorist, vecanërisht kur bëhet fjalë për shtetin islamik", ishin fjalët e tij.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Kancelarja Angela Merkel, e cila u shpreh se ekstremizmi është një armik i përbashkët.

All - Paragraf - 8

"Në këtë moment, të gjithë duhet të mbajnë anën e Francës. Terrorizmi është një armik i përbashkët dhe është detyra jonë që t'a luftojmë. Shteti Islamik nuk mund të shkatërrohet me fjalë, ndaj duhet të shtojmë prezencën ushtarake."

Në kuadër, të luftës kundër terrorizmit, Gjermania ka vendosur që të dërgojë plot 650 turpa paqëruajtëse në Mali. Në mbylljë Merkel bëri thirrje që Europa të mbështesë politikat pro strehimit të emigrantëve duke nënvizuar se në këtë proces duhet të ketë një kontrroll të rreptë mbi personat që hyjnë në kontinentin e vjetër.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET