Maradona, luftë brenda familjes për trashëgiminë e 50 milionë $

Maradona, luftë brenda familjes për trashëgiminë e 50

Lufta për trashëgiminë e Diego Armando Maradona, i cili vdiq në moshën 60 vjeçare më 25 nëntor, premton të jetë i ashpër.

Edicioni argjentinas i gazetës madrilene “AS” vlerëson pasuritë e ish-kampionit argjentinas në rreth 50 milionë dollarë, megjithëse nuk mund të përjashtohet që një pjesë e këtyre pasurive janë shpërdoruar kohët e fundit.

Midis pronave të tij janë pesë shtëpi (katër në Argjentinë dhe një në Dubai), katër vetura, bizhuteritë dhe një automjet të blinduar që presidenti i Dinamo Brest i dhuroi dy vjet më parë kur argjentinasi u emërua president nderi i klubit bjellorus, raporton Ora News.

Sipas “AS”, transportimi i automjetit amfib, një kamion përbindësh 4x4, në Argjentinë do të kushtonte pak më pak se 60 mijë euro dhe, nëse askush nuk i bartë shpenzimet, automjeti do të mbetet në Bjellorusi pa një pronar që mund ta përdorë atë.

Pasuritë e Maradonës janë të destinuara për trashëgimtarët e tij, të cilët janë zyrtarisht pesë fëmijët e njohur ligjërisht (Dalma, Giannina, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando), por ka edhe gjashtë fëmijë të tjerë që pretendojnë atësinë e “Pibe de Oro”.

Për më tepër, sipas As, edhe brenda familjes "zyrtare" të Maradonës ka nisur lufta gjyqësore për trashëgiminë.

Sport Lajme Futboll femijet vdekja trashegimia

EMISIONET