Sofia Vergara ndez tifozërinë kolumbiane në Botëror, por përballet me një “derbi” në familje!

Sofia Vergara ndez tifozërinë kolumbiane në Botëror, por

Aktorja e njohur kolumbiane, Sofia Vergara, po e jeton me emocione të mëdha atmosferën e Kampionatit Botëror 2026, duke treguar hapur mbështetjen e saj për kombëtaren e vendit të lindjes.

Ylli i serialit “Modern Family” ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej e veshur me fanellën e Kolumbisë, ndërsa uroi skuadrën përpara debutimit në turneun më të madh të futbollit.

Dhe duket se urimi i saj solli fat. Kolumbia e nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin në Botëror, duke triumfuar 3-1 ndaj Uzbekistanit në ndeshjen e zhvilluar në Mexico City.

Goli që vulosi fitoren erdhi në sekondat e fundit të takimit, duke ndezur festën mes tifozëve kolumbianë.

Vergara ka qenë pjesë e promovimit të Kupës së Botës edhe para fillimit të saj, së bashku me aktorin Owen Wilson. Në atë kohë, ajo deklaroi se do të ishte pranë kombëtares së Kolumbisë gjatë gjithë aventurës së saj në turne.

Megjithatë, zhvillimi i Botërorit në Shtetet e Bashkuara i ka krijuar aktores edhe një problem të papritur familjar.

Në një intervistë për revistën People, Vergara rrëfeu me humor se po e ka të vështirë të vendosë se cilët familjarë do ta shoqërojnë në stadiume.

Kjo ka anët e mira dhe të këqija. Do të kem mundësi të ndjek disa ndeshje me familjen dhe të kalojmë kohë së bashku, ashtu siç bëjmë gjithmonë, tha ajo.

Por më pas pranoi se jo të gjithë mund të jenë pjesë e këtij përjetimi.

Nuk mund t’i marr të gjithë me vete dhe kjo ka krijuar një lloj gare brenda familjes për të vendosur se kush do të vijë në Botëror, u shpreh aktorja duke qeshur.

Pavarësisht dilemave familjare, Sofia mbetet një nga tifozet më entuziaste të Kolumbisë dhe shpreson që skuadra e saj të vazhdojë rrugëtimin fitues në turne.

EMISIONET