Rita Ora dhe Taika Waititi ndezin tapetin e kuq/ Puthje pasionante dhe një paraqitje që...

Rita Ora dhe Taika Waititi ndezin tapetin e kuq/ Puthje pasionante dhe një

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, kanë qenë çifti që mori gjithë vëmendjen në premierën e filmit të Disney Channel, “Descendants: Wicked Wonderland”, në Los Angeles.

Çifti i njohur u shfaq në tapetin e kuq të organizuar në Academy Museum of Motion Pictures, ku nuk i kursyen momentet romantike. Puthjet dhe përqafimet mes tyre përpara fotografëve u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale.

Rita Ora, 35 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një paraqitje spektakolare, duke veshur një fustan transparent në stil “fishtail”, të frymëzuar nga personazhi i saj në film, Mbretëresha e Zemrave (Queen of Hearts). Këngëtarja shqiptare e kombinoi look-un me një korse të bardhë sateni, doreza të kuqe të dekoruara me gurë dhe aksesorë elegantë argjendi.

Nga ana tjetër, Taika Waititi u shfaq me një stil modern, i veshur me një komplet prej kamoshi, bluzë të bardhë, zinxhir ari dhe atlete sportive. Një nga momentet që tërhoqi vëmendjen ishte kur ai ndihmoi Ritën duke i rregulluar bishtin e gjatë prej kadifeje të fustanit.

Në filmin e pestë të serisë “Descendants”, Rita interpreton personazhin e Mbretëreshës së Zemrave, një rol që sjell një histori të mbushur me aventura dhe udhëtime në kohë.

Në premierë morën pjesë edhe aktorë të tjerë të njohur të kastit, mes tyre Brandy, Kylie Cantrall, Malia Baker dhe Liamani Segura.

Përveç angazhimit në kinematografi, Rita Ora ka bërë të ditur se po përgatitet për rikthimin e saj në muzikë, me projekte të reja që sipas saj janë drejt përfundimit. Ajo gjithashtu ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar një ditë me bashkëshortin e saj në një film të drejtuar prej tij.

Rita Ora dhe Taika Waititi, të martuar që prej vitit 2022, vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen sa herë shfaqen së bashku në publik.

EMISIONET