Veseli dhe Krasniqi mbeten në paraburgim/ Gjykata Speciale në Hagë rrëzon kërkesat për lirim të përkohshëm

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.
Sipas njoftimit zyrtar, Trupi Gjykues II ka refuzuar kërkesat e tyre për lirim të përkohshëm, duke vlerësuar se ende ekzistojnë rreziqe konkrete që ata mund të ndikojnë në ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejnë vepra të tjera penale.
Vendimi është marrë më 15 korrik 2026, në kuadër të rishikimit periodik të masës së paraburgimit.
Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se Trupi Gjykues ka arritur në përfundimin se vazhdimi i paraburgimit mbetet i nevojshëm për të garantuar zhvillimin normal të procesit gjyqësor.
Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë ndër të akuzuarit në procesin që po zhvillohet në Hagë për çështje që lidhen me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë dhe pas luftës në Kosovë.


