Pas "audios bombë", reagon Zhaklin Lekatari: Burri i Oltës më kërkoi takim, por nuk më ka shantazhuar

Pas "audios bombë", reagon Zhaklin Lekatari: Burri i Oltës

Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas audios së bërë virale pak orë më parë ku shprehej se burri i Oltës do ta shantazhojë.

Në një video të postuar në Instagram ajo thotë se bashkëshorti i Oltës ka kërkuar të takohet me të përmes një miku të përbashkët dhe se ajo ka njoftuar menjëherë produksionin që e ka këshilluar të mos e bëjë diçka të tillë.

Zhaklina thekson se nuk është shantazhuar pasi nuk ka pasur takim, porse i kanë kërkuar takim.

"Po e bëj këtë deklaratë sepse mendoj që është mënyra më e duhur dhe më e saktë për t’ju dhënë përgjigje të gjithëve ju që po më telefononi për të ditur nëse lajmi që qarkullon nëpër portale është i vërtetë. Po, është e vërtetë. Burri i Oltës, nëpërmjet një miku shumë të mirë të përbashkët, ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që unë kam vendosur të bëj është që të kontaktoj produksionin, i cili më ka këshilluar që të mos takohem as me këtë familjar, as me familjarë të tjerë [të banorëve]. Për shkak të presionit shumë të madh dhe trysnisë së madhe, unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë. Por, ka dashur të më kontaktojë" sqaron ajo.

Më herët në një bisedë audio që u bë virale, Zhaklina dëgjohej të shprehej e indinjuar:

“Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem i thashë Sara Hoxhës."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zhaklin Lekatari (@zhaklin.lekatari)

bbv zhaklin lekatari

EMISIONET