MTV VMA 2025, zbulohen artistet që do të performojnë në natën e madhe

Artistet Doja Cat, Sabrina Carpenter dhe Mariah Carey do të performojnë në MTV VMA 2025 të dielën e 7 shtatorit.
Ceremonia e çmimeve i zbuloi emrat e këngëtareve që do të elektrizojnë atmosferën në New York përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mariah Carey do të nderohet me çmimin Video Vanguard këtë vit, kurse reperi Busta Rhymes do ë marrë çmimin Visionary. Të dy do të ngjiten në skenë për të tërhequr kupat e tyre.
Artistë të tjerë që do të performojnë në mbrëmjen e madhe janë Post Malone, Jelly Roll, J Balvin dhe Tate McRae. Në rolin e prezantuesit të mbrëmjes do të jetë reperi LL Cool J.

