Luizi zbulon se kur do të bëhet baba

Luizi zbulon se kur do të bëhet baba

Prej disa kohësh në media qarkullojnë aludime se moderatorja  njohur, Kiara Tito është në pritje të ëmbël dhe dyshimet sa vijnë e shtohet.

 Në puntatën e fundit të emisionit "DWTS Fan Club", moderatorja ngacmoi publikun me një deklaratë, në të cilën u shpreh se kishte neps.

Gjatë premierës së filmit në Kosovë, Luizit nuk kishte si ti mungonin pyetjet ngacmuese të gazetarëve lidhur me këtë temë.

Gazetarja: Së fundmi është komentuar se Kiara është shtatzënë, çfarë mund të na thoni.

Luizi: Se di.

Gazetarja: Kur kemi për t’ju parë prind për herë të parë?

Luizi: Kur të lindë Kiara.

Gazetarja: Dhe kur ka për të lindur?

Luizi: Kur ta ketë shkruar ai lart.

Gazetarja: Vajzë apo djalë?

Luizi: Vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Motra ime ka tre vajza, ndërsa unë çfarë të jetë.

Në intervistën e tij, Luizi ka sqaruar njëherë e mirë zërat që qarkullojnë në lidhje me pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës, duke u shprehur se nuk janë aspak të vërteta.

Sa i përket bashkëpunimit me Flori Mumajesin, artisti ka treguar se projekti ka përfunduar dhe pritet të dalë së shpejti.

EMISIONET