Heroi i Sheshit Skënderbej në Why Not: Zoti më dërgoi aty!

Heroi i sheshit "Skënderbej" Klodian Elqeni i ftuar në studion e Why Not, në RTV Ora tha se nuk ishte rastësi që ndodhej atë ditë në shesh, por mendon që e ka dërguar Zoti.

Në 25 prill, Arben Mema  hyri me makinë në sheshin "Skënderbej" duke bërë veprime të pakontrolluara dhe duke rrezikuar jetën e shumë qytetarëve. Klodian Elqeni me aktin e tij heroik bëri të mundur neutralizimin e tij dhe nuk pati asnjë person të lënduar.

Për moderatoren Roza Lati, Elqeni u shpreh se është një person që nuk i duron dot padrejtësitë.

"Unë jam shumë i ndjeshëm ndaj padrejtësive, nuk i duroj dot."

Si u ndjeve ti në atë moment? Si e more guximin?

"Unë isha me mendimin që ai është me armë, sepse polici po bërtiste kujdes se është i armatosur, askush mos afrohet, por rezultoi që ai nuk kishte armë. Ishte rastësi që ndodhesha aty, e pashë që po vinte nga larg edhe ishte një çmenduri e vërtetë, nuk e di si ta përshkruaj tani. Dua të them që unë gjithmonë kam thënë që ishte rastësi, por nuk mund ta quaj rastësi, sepse mendoj qe aty më dërgoi Zoti," tha ai.

EMISIONET