A ka  qenë e stisur e gjithë skena në Sheshin "Skënderbej" në ditën e zgjedhjeve? Klodian Elqeni rrëfen të vërtetën   


Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi makinën e cila hyri në sheshin "Skënderbej" në ditën e zgjedhjeve më 25 prill i përgjigjet komenteve dhe teorive që thonë se kjo ishte një ngjarje e paguar.

I ftuar në studion e Why Not, në RTV Ora ai thotë se do të dëshironte që në të vërtetë kjo ngjarje të ishte aktrim sepse nuk do të ishin vënë në rrezik jetë njerëzish, por e vërteta nuk është kjo. E vërteta është se ajo ngjarje ndodhi vërtet.

Ka teori konspirative që çdo gjë është e stisur, që je i paguar dhe ditën e zgjedhjeve bëhet një gjest i tillë nga një makinë dhe media nuk u fokusua fare te zgjedhjet, por u fokusua vetëm te tema e kësaj makinës në sheshin "Skënderbej." Je hasur me të tilla komente?

"Jam hasur edhe përgjigjja ime është që unë do të doja shumë, po shumë fare që të ishte një pjesë aktrimi ajo sepse të paktën nuk do rrezikoheshin jetët e njerëzve. Unë dëshiroja shumë që ajo të ishte një pjesë aktrimi, por e vërteta qëndron ndryshe, që nuk ishte," tha Klodiani.

EMISIONET