Fotografimi i natyrës së egër, Mavriqi: Xhirimi i gjarprit më helmues në Evropë ishte më i mundimshi

Jeta në natyrën e egër nuk është aspak e thjeshtë, ndaj edhe xhirimet e gjallesave të egra janë po kaq të vështira.

Fotografi Arian Mavriqi tregon teknikat e realizimit të tyre në studion e “Ora News” me spikeren Katerina Hysenllari.

“Përdorim kamuflazh për t’ju përshtatur vendit ku jemi pasi kafshët kanë frikë prej njeriut”, shprehet ai.

Nëpërka helmuese është gjallesa më e rrezikshme që ai ka xhiruar.

“Më i mundimshmi ka qenë xhirimi i gjarprit më helmues në Evropë, pasi m’u desh të shkoja shumë afër e është nëpërkë helmuese. Duhet të jesh shumë preçiz dhe natyrisht nuk bëhet fjalë për shaka, por vullneti bën të vetën”, tregon fotografi.

Por ka edhe gjallesa të tjera të cilat e kanë surprizuar me sjelljen e tyre.

“Shoh një liri të dhelprës së kuqe të cilën e shohim gjithandej, pak ditë më parë mora një video të një dhelpre që ndodhej tek kufiri në Kamenicë pranë zyrtarëve policorë, është një çudi që kjo po ndodh, por edhe kaprollit në përgjithësi”, nënvizoi fotografi Arian Mavriqi.

arian mavriqi

EMISIONET