FOTO/ Të gjithë duan një foto me të, tifozja seksi që po "çmend" Berlinin

FOTO/ Të gjithë duan një foto me të, tifozja seksi që

Prej disa ditësh, Ivana Knoll, ndodhet në Berlin të Gjermanisë ku po përgatitet për Kampionatin Evropian të Futbollit, “Euro 2024”.

Tifozja më seksi ka shëtitur nëpër qytet dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët kanë bërë foto me të.

Ndërkohë kujtojmë se Ivana më herët u ankua në “Instagram” se ishte e zhgënjyer me akomodimin në dhomën e hotelit.

“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk funksionon, palestra dhe pishina janë në ndërtim e sipër. Nuk e rekomandoj”, ka shkruar ajo.

“Kam paguar 650 euro për një natë dhe në çmim përfshihet: një dhomë e vjetër pa ngrohje, palestra dhe pishina nuk janë të disponueshme për shkak të rinovimit dhe për më tepër menaxheri është i vrazhdë”, ka shkruar ajo në një video ku ankohet për kushtet.

Kujtojmë se Knoll tërhoqi shumë vëmendje në Botërorin 2022 në Katar dhe për këtë folën edhe mediat botërore.

FOTO/ Të gjithë duan një foto me të, tifozja seksi që

EMISIONET