FOTO/ Rita Ora thotë se tashmë e kupton kur do të pësojë sulm paniku! Ja çfarë bën!

FOTO/ Rita Ora thotë se tashmë e kupton kur do të

Rita Ora ka dhënë së fundmi një intervistë për podcastin “Brave New World” dhe ka folur ndër të tjera për sulmet e panikut që i ndodhin dhe se çfarë bën për t’u përballur me to çdo herë.

Ylli i muzikës botërore u shpreh se tashmë ka ‘mësuar të njohë’ shenjat e një sulmi paniku, pasi ka përjetuar për shumë vite momente të rënda nga stresi, teksa ka zbuluar metodat e ndryshme që ajo përdor për të menaxhuar mirëqenien e saj.

Rita tha se merr pjesë rregullisht në sauna me rreze infra të kuqe 40-minutëshe, e ndjekur nga një zhytje ose dush i ftohtë.

“Kam shumë ankth, por mendoj se të gjithë në vendin tim e kanë, të jem e sinqertë. Mendoj se tani është shumë bukur që këto lloj bisedash tani janë të lirshme, madje ka ditë që janë më të mira se të tjerat”, tha këngëtarja.

FOTO/ Rita Ora thotë se tashmë e kupton kur do të

“Tani kam mësuar të kuptoj kur do më ndodh një sulm paniku. Më parë ende ndihesha sikur ishte diçka e huaj për mua. Unë bëj shumë akupunkturë dhe thjesht marr frymë dhe shtrihem diku për rreth 20 minuta. Unë e dua mjekësinë kineze dhe përpiqem të inkorporoj shumë metoda të ndryshme”, shtoi Rita.

FOTO/ Rita Ora thotë se tashmë e kupton kur do të

Rita Ora ka ndarë vështirësitë e saj me shëndetin e saj mendor edhe përmes teksteve të albumit të saj të tretë “You and I”, i cili u publikua në vitin 2023, duke zbuluar se ajo iu nënshtrua trajtimit pasi humbi një pjesë të vetes gjatë viteve të vrullshme në karrierë.

EMISIONET