Çfarë po ndodh me DiCaprion dhe Gigi Hadid?

Çfarë po ndodh me DiCaprion dhe Gigi Hadid?

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio duket se shijuan një tjetër mbrëmje së bashku, por këtë herë të shoqëruar edhe nga babai e njerka e tij.

Supermodelja dhe aktori u panë të dy, sërish, duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër.

Kjo shënon natën e tyre të dytë radhazi në kryeqytetin anglez, pasi më herët shkuan për darkë me prindërit e Leo-s në China Tang.

Romanca e çiftit supozohet të ketë mbaruar në shkurt, por pavarësisht përfundimit të lidhjes së tyre të shkurtër, ata janë parë së bashku disa herë në maj dhe dyshohet se kanë qenë sërish bashkë kohët e fundit.

EMISIONET