Beniada Nishani opinioniste në Big Brother Vip 2? Ja çfarë tregon ajo

Beniada Nishani ishte pjesë e Big Brother Vip i dhe për këtë thotë se ishte një eksperiencë e bukur.

Në emisionin “Why Not” në RTV Ora Beniada tregoi nëse do të merrte pjesë në Big Brother Vip 2 si opinioniste.

Gazetarja: Nëse do të bëhej Big Brother Vip i radhës dhe do të të ftonin për opinioniste do të shkoje?

Beniada Nishani: Po pse jo, do të bënim super gallat. Me komentet e mia me këtë gjuhën gjysmë shqipe gjysmë italishte i kisha fut një muzikë tallava. Do ta kisha bërë sepse për mua Big Brother ka qenë një super eksperiencë. Nuk e shikoj veten si opinioniste por do të ishte një eksperiencë shumë fani.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET