Bamirësi për kredinë e shtëpisë? Genardi përgënjeshtron fjalët e Donaldit

Lajme të shumta kanë qarkulluar në rrjetet sociale në lidhje me një bamirësi të bërë për kredinë e shtëpisë së Genardit nga Donald Veshaj, banor i shtëpisë së Big BRother Vip.

Gjatë emisionit ai u pyet nga drejtuesja e emisionit për këtë gjë dhe ai tha se nuk është e vërtetë dhe i vetmi person që e ndihmon për këtë pjesë është babai i tij.

Dajana: Genard më kanë dërguar një mesazh (se ç’është e vërteta nuk e kam parë) se me atë që ka thënë Donaldi në Big Brother, të ka ndihmuar me kredinë e shtëpisë dhe ka bërë bamirësi me ty?

Genardi: Jo, jo nuk ka qenë ashtu.

Dajana: Epo, publiku do një sqarim, sigurisht duke e përshëndetur Donaldin patjetër. Pra, është e vërtetë?

Genardi: E vërteta është kështu. Ata erdhën tre herë për të më takuar në atë kohë, pra Romeo bashkë me regjisorin për t’u futur në projektin e tyre që ishte “Binjakët”. Ata më thansë se jam një person shumë i kërkuar në Instagram dhe dëshirojmë që të bashkëpunosh me ne. Kur bënim bisedimet e rrogës, unë kërkova një rrogë më të lartë kuptohet dhe ata pastaj më dhanë një rrogë mesatare ose minimale do të thoja sepse morën në punë edhe Sonidën në sezoni e dytë dhe ata na ndihmuan me rrogë, pra thjesht kam punuar dhe kam marrë rrogë. Jo se më kanë ndihmuar me kredinë e shtëpisë, sepse ajo është akoma pa paguar dhe do edhe 15 vite të tjera dhe po më ndihmon babai për ta paguar atë! 

D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte live në Rtv Ora 23:00-00:00

EMISIONET