Einxhel Shkira s'di ku ka punuar? Ngatërron kekun me byrekun: S'ka qenë asnjëherë në RTV Ora

Moderatorja Enxhel Shkira ka bërë një deklaratë të çuditshme mbrëmë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip. RTV Ora beson se gjithçka është një ngatërresë televizioni, apo nxitim i saj.
Deklarata se marrëdhëniet e punës me të u shkëputën në pandemi nuk qëndrojnë aspak dhe kjo për faktin se Shkira nuk ka qenë në asnjë moment e angazhuar në televizionin RTV Ora.
Ndoshta pa dashur Shkira mund të ketë dashur të përmendë ndonjë televizion tjetër, apo mund të ketë qenë e ftuar në emisione, por aspak në moderim, gazetare, asistente, teknike apo pjesë e stafit të rubrikave të tjera në RTV Ora.
Me keqardhje për këtë deklaratë, por jemi të detyruar të bëjmë këtë sqarim kur Shkira deklaron se nuk është paguar për punën e bërë, pasi nuk ka bërë në fakt në RTV Ora asnjë punë.
Pra me pak fjalë ka ngatërruar kekun me byrekun apo televizionin Ora me një tjetër televizion ku ka punuar.

