VIDEO/ Salla: Ndërhyrjet frenojnë përhapjen e karkalecit në zonat bujqësore, situata nën kontroll

VIDEO/ Salla: Ndërhyrjet frenojnë përhapjen e karkalecit në

Strukturat e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) po vijojnë monitorimin e situatës fitosanitare dhe kontrollin e vatrave të karkalecit në sipërfaqet bujqësore të prekura.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau në rrjete sociale momente nga puna që po kryejnë ekspertët në terren për mbrojtjen e prodhimit bujqësor.

Salla bëri të ditur se pas evidentimit të dëmtuesit në zona të Divjakës, Lushnjës dhe Belshit, janë ndërmarrë trajtime me preparate të autorizuara për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe minimizimin e dëmeve.

Drejtori i AKVMB-së, Rolan Çela, deklaroi se përmes drejtorive rajonale janë kryer ndërhyrjet e nevojshme në vatrat e identifikuara, duke bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të situatës. Sipas tij, gjendja aktualisht është e stabilizuar.

Ministri Salla u shpreh se, “AKVMB do të vijojë monitorimin intensiv të zonave të prekura dhe bashkëpunimin me fermerët, për të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe mbrojtje sa më efektive të prodhimit bujqësor nga dëmtimet e shkaktuara nga karkaleci”.

EMISIONET