10 profesione ku gratë jo vetëm shkëlqejnë, por edhe paguhen më shumë

10 profesione ku gratë jo vetëm shkëlqejnë, por edhe paguhen

Pavarësisht sfidave që vazhdojnë të ekzistojnë në tregun e punës, gratë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren në disa nga profesionet më të kërkuara dhe më të paguara. Një studim i fundit nga platforma Resume Genius, i titulluar “Karrierat më të paguara të udhëhequra nga gratë”, identifikon fushat ku prania femërore është e fortë, ndërsa perspektivat për rritje dhe stabilitet mbeten premtuese, edhe në epokën e inteligjencës artificiale.

Ajo që i bashkon shumë prej këtyre profesioneve është rëndësia e aftësive ndërpersonale, inteligjencës emocionale, komunikimit dhe kujdesit ndaj të tjerëve. Pikërisht këto cilësi po rezultojnë gjithnjë e më të vlefshme në një treg pune që po transformohet me shpejtësi.

Menaxheret financiare luajnë një rol kyç në analizimin e të dhënave ekonomike, hartimin e buxheteve dhe orientimin e vendimeve strategjike të kompanive. Përveç pagave të larta, ky profesion ofron mundësi të shumta për avancim në nivelet më të larta të drejtimit.

Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore

Burimet njerëzore mbeten një nga sektorët më të dominuar nga gratë, të cilat përbëjnë rreth 76% të forcës së punës në këtë fushë. Roli kërkon aftësi të forta komunikimi, menaxhim konfliktesh dhe inteligjencë emocionale, duke e bërë një profesion me ndikim të madh brenda kompanive.

Farmacistet nuk merren vetëm me shitjen e medikamenteve, por edhe me këshillimin e pacientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë. Është një profesion që kombinon të ardhura të mira me stabilitet dhe mbetet relativisht i mbrojtur nga automatizimi.

Ky profesion, ku gratë përbëjnë rreth 73% të specialistëve, pritet të njohë rritje të konsiderueshme në vitet e ardhshme. Asistentet marrin pjesë në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve, duke punuar nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Specialiste e marrëdhënieve me publikun

Marrëdhëniet me publikun janë një tjetër fushë ku gratë kanë fituar dominim, duke përbërë rreth 70% të profesionistëve. Ndërtimi i imazhit të kompanive, komunikimi strategjik dhe menaxhimi i reputacionit janë disa nga përgjegjësitë kryesore të këtij profesioni.

Me 88% të stafit të përbërë nga gra, infermieria vazhdon të jetë një nga profesionet më të rëndësishme dhe më të kërkuara. Për më tepër, sektori parashikohet të rritet ndjeshëm deri në vitin 2034, falë nevojës në rritje për kujdes shëndetësor.

Dashuria për kafshët dhe njohuritë mjekësore kombinohen në profesionin e veterineres, ku gratë përbëjnë shumicën e specialistëve. Me numrin e kafshëve shtëpiake në rritje, kërkesa për këtë profesion vazhdon të zgjerohet.

Fizioterapistet ndihmojnë pacientët të rikuperojnë lëvizshmërinë dhe pavarësinë pas dëmtimeve ose sëmundjeve. Kjo fushë po njeh rritje të vazhdueshme dhe ofron mundësi pune në spitale, qendra rehabilitimi dhe klinika private.

Logopedia është një nga profesionet me dominimin më të madh femëror, ku rreth 95% e specialistëve janë gra. Kërkesa për këtë shërbim po rritet, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit që përballen me vështirësi në komunikim.

Të gjitha këto profesione kanë një element të përbashkët: aftësinë për të kombinuar ekspertizën profesionale me marrëdhëniet njerëzore. Ndërsa inteligjenca artificiale vazhdon të ndryshojë mënyrën se si punojmë, rolet që kërkojnë empati, komunikim dhe kujdes ndaj të tjerëve mbeten ndër më të vlefshmet dhe më të kërkuarat në tregun e punës.

EMISIONET