Lavigne: U ndjeva e kompletuar në altar
Avril Lavigne thotë se është ndjerë “femër e kompletuar” kur e ka parë bashkëshortin Chad Kroeger në altarin e martesës së tyre.
Krijuesja e hitit "Wish You Were Here", e cila u martua në një ceremoni private në një kështjellë mesjetare në Francë të Hënën, thotë se përjetimi që ajo ka pasur në ditën e martesës do të jetë i paharruar për të.
"Para se të ecja për në altar, më është dashur të mbushem thellë me frymë, sepse zemra më rrihte fortë. Ishte shumë emocionuese".
"Trupi im u mbizotërua nga emocionet. Unë e pashë atë dhe ai ishte aq i qetë dhe i lumtur. Atij i rrodhi një lot dhe e fshiu atë. Unë u ndjeva aq mirë. Më bëri të ndihem një femër e kompletuar", ka thënë Lavigne për revistën “Hello”.










