Skulptura “e gabuar” e Princit Philip/ Kembrixhi vendos afat heqjes së veprës së artit. Asnjë artist s’e ka pranuar autorësinë

Një nga skulpturat e Bashkëshortit të Mbretëreshës Elisabet. Princit Philip do të përfundojë në plehra. Shkak është bërë ndërtimi pa leje dhe kritikat për realizimin e dobët të punimit.

Skulptura “e gabuar” e Princit Philip/ Kembrixhi vendos afat heqjes

18 muaj pas vdekjes së mbretëreshës Elisabeta II në Britaninë e Madhe, një skulpturë e bashkëshortit të saj, Princit Philip do të hiqet.

E përshkruar si puna me cilësi më të dobët ajo u ngrit në 2014-ën pa leje planifikimi, për të përkujtuar 35 vitet e tij si kancelar i Universitetit të Kembrixhit.

Një pllakë nën skulpturë shkruan: Princi Philip, Duka i Edinburgut , Kancelar i fakultetit 1977-2011.

Statuja prej bronzi 4 metra e lartë përshkruante bashkëshortin e mbretëreshës së ndjerë me rroba akademike me një fytyrë abstrakte.

Puna prej 150,000 £ tërhoqi aq shumë polemika sa asnjë artist ka pranuar autorësinë. Grupi Unex, i cili mendohet se e ka porositur veprën, më parë tha se ishte nga skulptori uruguaian Pablo Atchugarry, por kjo u mohua nga artisti, i cili tha se ishte "një abuzim" me emrin e tij.

Unë nuk jam autori i kësaj skulpture dhe është një abuzim që ata ma faturojnë mua. Do të doja që dikush të më kërkonte falje për këtë keqkuptim, ka thënë artisti.

Megjithatë afati i fundit për ta hequr skulpturën është deri në gusht.

Katie Thornburroë, këshilltarja ekzekutive për kontrollin e ndërtimit dhe infrastrukturën, tha se askush, përveç porositësit, nuk duket se ka një fjalë të mirë për të thënë për statujën.

Ajo shtoi: “Do të jem e lumtur ta shoh të zhdukur, por do të mbetem e zemëruar”.

EMISIONET