"Liria e shtypit vazhdon të jetë nën kërcënim" deklarata e BE

"Liria e shtypit vazhdon të jetë nën

Përfaqësuesit e Lartë të BE kanë publikuar një raport mbi lirinë e shtypit në ditën ndërkombëtare të medias.

Në raportin e publikuar BE sjell në vemendje rëndësinë e raportimeve gazetareske teksa thekson se liria e shtypit vazhdon të jetë nën kërcënim.

“Në një kohë kur raportimi i pavarur dhe i lirë i mediave është më thelbësor se kurrë, liria e shtypit vazhdon të jetë nën kërcënim. Gazetarët vazhdojnë të përjetojnë kushte të vështira pune me rritjen e presionit financiar dhe politik, mbikëqyrjes, dënimeve arbitrare me burg ose dhunës për kryerjen e punës së tyre,” thuhet në raport.

Në raportin e BE, rezulton se gjatë vitit 2020 janë vrarë 76 gazetarë dhe arrestuar shumë të tjerë.Vështirësitë që gratë gazetare hasin gjatë ushtrimit të profesionit është një tjetër shqetësim i evidentuar.

“Sipas Observatorit të UNESCO-s, 76 gazetarë u vranë që nga viti 2020, ndërsa shumë më tepër u arrestuan, ngacmuan ose kërcënuan në të gjithë botën. Një shqetësim i veçantë është dhuna me bazë gjinore që synon gratë gazetare.”

BE shkruan se në bashkëpunim me organizatat për lirinë e medias, do të mbrojë lirinë e shtypit dhe të drejtat e gazetarëve në Europë e jo vetëm.

“Delegacionet e BE-së janë zëri i BE-së në terren. Ata kanë monitoruar nga afër procedimet gjyqësore kundër gazetarëve, janë shprehur kundër shtypjes së mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe punonjësve të medias dhe kanë ngritur shqetësime tek autoritetet kombëtare lidhur me legjislacionin e propozuar të komunikimit, medias, informacionit dhe transmetimit.”

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca në ditën ndërkombëtare të medias ka theksuar rëndësinë e besueshmërisë së informacionit nga qytetarët, teksa e cilëson lirinë e shtypit si siguri për të gjithë.

“Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë qasje në informacion të besueshëm dhe mund të bëjnë zgjedhje të informuara. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë” mbyllet deklarata e përfaqësuesve të lartë të BE-së.

EMISIONET