Kthehen temperaturat e larta, java që vjen mot të qëndrueshëm
Pas 2 ditëve mot të paqëndrueshëm, e shtuna i rikthehet të nxehtit. Për pushuesit në bregdet është dita më favorizuese me temperatura që shkojnë deri në 34 gradë celcius. Mëngjesin e së shtunës zhiva e termometrit shënoi 32 gradë celcius,ndërsa përsoi rritje gjatë orëve të drekës duke shkuar në 34 gradë celcius.
E diela gjithashtu do të jetë një ditë e nxehtë. Meterologët thonë se temperatura më minimale të dielën do të jetë 21 gradë në zonat malore dhe 33 gradë celcius në zonat bregdetare. Dielli i nxehtë dhe deti pa dallgë.
E hëna sipas meterologeve do të mbetet po me të njëtat temperatura, vetëm se rreth drekës do të këtë vranësira të cilat do të zgjasin jo më shumë se 2 orë. Moti do të jetë i qëndrueshëm përgjatë gjithë javës, me temperatura të larta.
E ndërsa në kryeyqytet rekomandohet mbajtja e çadrave, syzeve të diellit, për pushuesit rekomandohet qëndrim në shezllon ose evitim të diellit nga ora 12.00 deri në orën 16.00 për të shmangur rrezet ultra violet, të dëmshme për lëkurën.
Rekomandohet gjithashtu konsumimi i sa më shumë lëgjeve dhe ujit, sidomos nga të sëmurët kronikë, fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.
