Kosovë-Shqipëri, doganë e përbashkët nga 1 Maji
Kosova dhe Shqipëria që nga data 1 Maj do të kenë një pikë të përbashkët doganore. Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të zhvilluar midis Drejtores së komanduar të doganave shqiptare Irena Beqiraj me Drejtorin e doganave të Kosovës Lulzim Rafuna.
1 Maji do të jetë dita kur Kosova dhe Shqipëria do të kenë një pikë të përbashkët doganore.
Irena Beqiraj bëri me dije se synim mbetet që brenda 6 muajve të hiqen disa tarifa që janë barrë për bizneset siç janë kostot e transportit.
Drejtori i Doganave të Kosovës theksoi se ky vendim do të transformojë kufirin midis dy vendeve në një kufi virtual.
Kjo marrëveshje pritet të ndikoj në rritjen e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve, pasi ndikon edhe në uljen e kostove.
