Kosovë, koalicioni PDK-AAK, larg e më larg?
Partia Demokratike e Kosovës duket se është e vendosur tani për tani që mos të negociojë pwr postin e kryeministrit me AAK-në, pasi sipas analistëve pritet të humbë popullaritetin në qeverisje, në një kohë që bënë si personalitet më të fort, Ramush Haradinaj.
Koalicioni mes këtyre dy partive mund të ndodhë vetëm pasi të kryhen zgjedhjet brenda PDK-së dhe AAK-së. Pas lirimit nga Haga të Ramush Haradinajt me bashkëluftëtar u krijua përshtypja tek qytetarët se së shpejti Kosova do të ketë UÇK-qeverisjen.
Megjithatë shumë shpejt u vërejt se këto dy subjekte politike janë shumë me larg marrëveshjes se që u parashikua në fillim.
Burime brenda PDK-së thonë se çështja e koalicionit është në fazën fillestare të diskutimit dhe i pasigurt që do të ndodhë, se paku jo brenda një kohe të shkurtër .
Ndërsa AAK-ja është e vendosur tani për tani edhe publikisht të marr postin e kryeministrit dhe disa ministri që mendojnë që mund të japin kontributin e tyre.
Arsyeja tjetër e PDK-së është edhe për shkak të zgjedhjeve të brendshme, të cilat nuk dihet se si do të ndryshojnë udhëheqjen e kësaj partie.
Kjo edhe për faktin se po shihet që fuqia e Hashim Thaçit në vendosjen e udhëheqësve të degëve sipas dëshirës së tij nuk është në nivelin e mëhershëm.
Po ashtu ka edhe zëra publik siç është rasti i Rrustem Mustafës, nënkryetar i PDK-së, i cili edhe publikisht ka dalë kundër një koalicioni me AAK-në.
Menjëherë pasi t'i përfundon zgjedhjet partiake PDK-ja, pritet që nga janarit t'i fillojë edhe AAK-ja dhe kjo rritë pasigurinë e një koalicioni të shpejtë.
