Në presidencialet amerikane, fitorja e Joe Biden varet vetëm nga 6 mijë vota në Pensilvani, të cilave thuhet se do t’i shtohen 1.000 ne Georgia, 11 mijë ne Nevada dhe 47 mijë në Arizona.

Por në shumë raste, diferenca është mjaft e ngushtë. Kjo është arsyeja pse Trump ka kërkuar rinumërimin në Michigan, ku Biden kryeson me 146 mijë vota ose 3% dhe Wisconsin, ku Biden nuk ka ka vetëm 20 mijë vota më shumë, pra 0.6%.

Sekretarja e shtetit Kathy Boockvar, në Pensilvani është e detyruar me ligj që të zhvillojë rinumërim brenda 12 nëntorit, ku marzhi i votave është më i vogël se 0.5%. Biden atje ka një epërsi prej vetëm 0.1%. Rinumërimi i dytë mund të përfundojë brenda 24 nëntorit.

Në Nevada, kush humbet zgjedhjet ka mundësi që të kërkojë numërim të dytë brenda tre ditëve, por koston duhet ta mbulojë vetë. Këtu Biden kryeson me 22 mijë vota, ose 1.77%.

Në Arizona, ligjet shtetërore e cilësojnë të detyrueshëm rinumërimin kur diferenca mes dy kandidatëve është më e ulët se 1% e votave. Biden është në krye me 1.5%.

Në Michigan, nëse mes rivalëve diferenca është makismumi 2000 vota rinumërimi është automatik. Këtu avantazhi i demokratit është i lartë, me 146 mijë vota më shumë.

Në Wisconsin ligji shtetëror e lejon të numërohen votat nga e para nëse diferenca është më pak se 1%. Këtu Biden kryeson me vetëm 0.6% të votave.

Në Georgia një kandidat mund të pretendojë rinumërimin kur diferenca është më e vogël se 0.5% e votave. Biden kryeson këtu me 0.1%.

Kjo do të thotë që Trump mund të kërkojë rinumërim në çdo shtet, me përjashtim të Arizonës.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve mbi rinumërimin duhet që të marrë fund më 8 dhjetor, pasi në datën 14 dhjetor rimblidhet Kolegji Zgjedhor për të ratifikuar zgjedhjen e presidentit amerikan që do të bëjë betimin në 20 janar 2021.