Joe Biden shumë afër fitores, thotë se numrat janë në favor të tij

Joe Biden shumë afër fitores, thotë se numrat janë në

Joe Bide, kandidati presidencial demokrat i SHBA-së ka deklaruar i bindur që është në rrugën e duhur për të marrë postin nga presidenti aktual Donald Trump.

“Shifrat na tregojnë qartë se do të fitojmë këtë garë. Totali i votave tona është ende në rritje. Ne jemi duke mposhtur Donald Trump-in me mbi katër milionë vota, dhe kjo diferencë po rritet gjithashtu”, u shpreh Biden.

Ish-nënpresidenti amerikan përmendi një seri numërimesh ku e ka tejkaluar dhe rritur epërsinë e tij.

Këto shtete përfshijnë Pennsylvania-n, e cila ka 20 delegatë të Kolegjit Zgjedhor. Ai kryeson me gati 29.000 vota atje, si dhe në Gorgia Biden ka një avantazh shumë më të ngushtë, por në rritje. Gjithashtu ka ruajtur epërsinë e tij në Nevada, me një avantazh prej gati 2 përqind.

Teorikisht, me 214 delegatë, Trump mundet ende të tejkalojë shifrën 270, por padyshim që rruga e tij është më e vështirë se ajo e Biden-it.

Bota Lajme SHBA SHBA joe biden zgjedhjet ne shba donald trump junior presidencialet ne shba

EMISIONET