All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Indi, "Partia e Kongresit" pranon humbjen

Indi, "Partia e Kongresit" pranon humbjen

Qeveria në ikje e Indisë, e drejtuar nga Partia e Kongresit, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme pasi rezultatet e para sugjerojnë një fitore bindëse të partisë së opozitës BJP. Një lider i vjetër i Kongresit, Rajeev Shukla deklaroi: "Ne e pranojmë humbjen dhe jemi gati të marrim rolin e opozitës". Ndërsa lideri i BJP-së, Narendra Modi postoi në Tëitter një mesazh: "India ka fituar".

All - Paragraf - 3

Partia kishte nisur festimet që në rezultatet e para që tregonin se kishte siguruar 272 vendet e duhura për mazhorancën parlamentare. Zyrtarisht, rezultatet përfundimtare do të publikohen më vonë gjatë së premtes. Sipas BBC, shkalla e fitores së BJP-së është me të vërtetë madhore, në një vend ku asnjë parti nuk kishte arritur të merrte një mazhorancë të thjeshtë, që nga Partia e Kongresit në vitin 1984. Pjesëmarrja e votuesve në procesin zgjedhor të përbërë nga nëntë faza arriti një kuotë rekord prej 66.38 %, duke thyer atë të vendosur në vitin 1984.

Rreth 551 milionë vota nga më shumë se 1.8 milionë makina elektronike votimi po numërohen për të caktuar fatin e 8.251 kandidatëve.

Këto konsiderohen si zgjedhjet më të mëdha e më të realizuara në demokraci, ku plot 841 milionë persona kishin të drejtë vote. Procesi zgjedhor ku garonin 8251 kandidatë, nisi 5 javë më parë ndërsa në vend u hapën 989 qëndra votimi, me më shumë se 1100 vëzhgues vendas të të huaj.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET