I pakënaqur me renditjen, tërhiqet nga gara e PS Alket Hyseni

I pakënaqur me renditjen, tërhiqet nga gara e PS Alket Hyseni

Deputeti aktual i PS Alket Hyseni mësohet nga Ora News se është tërhequr nga gara e 25 prillit.

Hyseni është renditur i 11-ti në listën e kandidatëve për deputetë në Vlorë.

Në deklaratën për mediat ishte edhe vetëm kryeministri Edi Rama që deklaroi se ishte në dijeni të pakënaqësisë së njërit prej deputetëve për pozicionimin në listë, pa bërë me dije emrin.

Lexo dhe: “Ditmir Bushati zbriti nga treni, pa Paulin Sterkaj nuk do bënte” Rama tregon pse nuk e përfshiu në lista

Hyseni sipas një përllogaritje të thjeshtë, nuk arrin të bëjë pjesë në listën e fitores së sigurt në qarkun e Vlorës.

Lexo edhe: “Skuadra nuk është ajo e 2017” Rama flet për kandidaturat e tij: Në Durrës kam njerëzit e babës, në Vlorë të nënës, është garë mes tyre

Vendi Lajme Politikë vlore alket hyseni listat per kandidate

EMISIONET