Gruevksi: Liderët e Ballkanit të bëjnë kujdes me deklaratat

Edi Rama: “Për Maqededoninë kemi mbajtur gjithmonë një qëndrim të qartë dhe mbështetës por ndaj të cilës kemi qenë po ashtu të detyruar që edhe në Samitin e Wellsit të kërkojmë respektimin deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit.
Do të ishte thjesht e pamundur që unë t’i shmangesha në këtë moment dy fjalëve për Maqedoninë e tragjedinë e Kumanovës ku fatkeqësisht fjala terrorizëm dhe fjala shqiptar u bënë bashkë në një përpjekje të rrezikshme për t’i dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike dhe etnisë një parashtesë paragjykuese.
Kjo është e papranushme jo vetëm për ne por dhe për vetë interesin e Maqedonisë dhe autoritetet maqedonasde duhet ta kenë shumë të qartë. Shqiptarët kanë qenë janë dhe mbeten një faktor shtet formues i patjetërsueshëm, i padiskutueshëm dhe i pazevëndësueshëm për integritetin e shetit maqedonas.
Dhe asgjë më e gabuar dhe asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodhë të gjithëve ne në këtë betejë të përbashkët kundër terrorizmit sesa të përziejmë termin terrorist në trajtimin e çështjeve që nuk kanë të bëjnë me terrorizmit por demokracinë dhe në trajtimin e fenomeneve që nuk janë kërcënime terroriste por shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë.
Përzierja e termit terrorist në trajtimin e tragjedisë së Kumanovës është e patolerueshme siç do të jetë e patolerueshme për shtetin dhe qeverinë shqiptare vonesa dhe ende më keq mungesa e transparencës dhe e drejësisë për terrorin dhe dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës”
Shqipëria e të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme por jo të pajetueshme.
Një Maqedoni demokratike për të gjithë që duhet të jetë pjesë e NATO-s por s’mund të jetë pjesë e saj pa trajtuar në frymë e në gërmë vlerat eparimet që e bëjnë NATO-n jo një klub ushtarak por një aleancë të popujve e vendeve demokratike në mbrojtje të paqes dhe të drejtës së çdo populli për të jetuar i lirë dhe për të qenë i mbrojtur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i terrozimit
Që do të thotë se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO pa respektuar në frymë e në gërmë Marrëveshjen e Ohrit“
Çfarë deklaroi Rama më 27 maj 2015 : S’kam shpallur veto, dhe s’kam kërcënuarEdi Rama: “As kam kërcënuar dhe as kam shpallur ndonjë qëndrim për veto, fjalën veto e keni vënë ju (i drejtohet gazetarëve) me ndihmën e mendimtarëve dhe politikanëve të caktuar të Tiranës.
"Ne jemi anëtarë të NATO-s e flasim në emër të NATO-s kur është fjala për të. Nuk është as kërcënim dhe as bllokim por vetëm qëndrim. Mbrëmë morën me kenaqësi dhe konfirmimin e vizitës së kryeministrit Gruevksi këtu për të qenë të pranishëm në takimin e nesërm"
" Ngjarja në Kumanovë vërtetoi brishtësinë e paqes të ëndërruar kaq gjatë në Ballkan dhe për Ballknin. Shqipëria e sheh si interes të padiskutueshëm të sajin dhe të shqiptarëve në Maqedoni integritetin territorial dhe funksionimin e Maqedonisë."
"Cënimi i integritet dhe mosfunskinimi në Maqedoni është e paparanueshme për ne. Ne duam që marrëveshja e Ohrit të zbatohet. Shqiptarët dhe maqedonasit janë faktorë shtetformues.
Jemi kundër ndasisë ndëretnike. Të gjitha vendet në rajon dhe përtej të distancohen nga thirrje të tilla. Këto shfaqje i takojnë një Ballkani të së shkuarës, që nuk kanë lidhje me përpjekjen tonë për Ballaknin e sotmë dhe të nesërm."
/Oranews.tv/