Super-kompjuteri i Opta-s parashikon rezultatet e dy gjysmëfinaleve të Kupës së Botës

Me përfundimin e ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Botës 2026, në garë kanë mbetur vetëm katër kombëtare.
Maroku, përfaqësuesi i fundit afrikan në turne, u eliminua në çerekfinale nga Franca, ndërsa Belgjika, e cila kishte nxjerrë jashtë Shtetet e Bashkuara, i dha fund aventurës së saj, teksa Spanja siguroi kualifikimin.
Edhe Norvegjia e Erling Haaland u përshëndet me turneun, pasi nuk arriti të kalonte Anglinë.
Zvicra, surpriza e këtij Botërori, ishte skuadra tjetër që u eliminua, me Argjentinën që doli fituese pas një tjetër përballjeje dramatike në fazën me eliminim direkt.
Tashmë vëmendja është përqendruar te gjysmëfinalet, ndërsa superkompjuteri i Opta-s ka analizuar skenarët më të mundshëm për javën e fundit të turneut.

Nga katër skuadrat e mbetura në garë, Franca ka shanset më të mëdha për të siguruar një vend në finale. “Les Bleus” vlerësohen me 57.70% mundësi për të mposhtur Spanjën.
Ndërkohë, me 50.9%, Anglia konsiderohet finalistja e dytë më e mundshme. Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel ka vetëm një epërsi minimale ndaj Argjentinës, e cila vlerësohet me 49.6% shanse për kualifikim.
Kjo përballje pritet të jetë një duel shumë i luftuar mes dy skuadrave thuajse të barabarta.
Spanja llogaritet si skuadra me më pak gjasa për të arritur në finalen që do të zhvillohet të dielën e ardhshme në Nju Jork, por gjithsesi ka 42.30% mundësi për të eliminuar Francën.
Sipas Opta-s, favoritët në gjysmëfinale janë:
Francë – Spanjë: Franca (57.70%)
Angli – Argjentinë: Anglia (50.9%)


