Britney Spears rrëfen ëndrrën e saj më të madhe: Shpresoj të kem një fëmijë tjetër

Britney Spears ka qenë sërish në qendër të vëmendjes pas një incidenti të fundit në Los Angeles, ku u filmua duke dalë përmes tavanit panoramik të automjetit me të cilin po udhëtonte.
Pas pamjeve që u përhapën gjerësisht në rrjetet sociale, ish-menaxheri i saj, Sam Lutfi, bëri thirrje që publiku të tregojë më shumë mirëkuptim dhe të shmangë gjykimet e nxituara.
“Ajo është një qenie njerëzore para se të jetë një personazh i famshëm. Njerëzit gjykojnë shumë shpejt, veçanërisht kur bëhet fjalë për Britney”, u shpreh Lutfi në një deklaratë për DailyMail.
Ai shtoi se rrjetet sociale nuk mund të shërbejnë si bazë për të nxjerrë përfundime mbi gjendjen e dikujt dhe se nuk dëshiron të spekulojë apo ta diagnostikojë këngëtaren përmes pamjeve të publikuara.
Edhe vetë Spears reagoi në Instagram, duke lënë të kuptohet se videot që qarkulluan nuk pasqyrojnë realitetin e saj të përditshëm. “Njerëzit shohin vetëm dy sekonda të asaj që bëj, por jo ditët dhe orët e jetës sime.
Asgjë nuk është ashtu siç duket”, shkroi ajo, duke shtuar me ironi se ndoshta duhet të dalë edhe më shpesh nga tavani i makinës.
Lutfi, marrëdhënia e të cilit me Spears ka qenë e shoqëruar me polemika në të kaluarën, përfundoi reagimin e tij duke theksuar se i uron këngëtares vetëm më të mirat dhe se ajo meriton të trajtohet me të njëjtën dhembshuri si çdo njeri tjetër.
Britney Spears ka habitur ndjekësit e saj me një rrëfim shumë personal, duke zbuluar se ende ëndërron të bëhet nënë sërish. Këngëtarja 44-vjeçare ndau mendimet e saj në Ditën e Baballarëve, teksa publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke kërcyer me një fustan të verdhë dhe duke mbajtur në duar një kitarë të vogël.
Në përshkrimin që shoqëronte videon, ylli i muzikës pop tregoi se kitarat i kujtojnë foshnjat dhe se instrumentin që mbante e kishte blerë gjatë një udhëtimi në Meksikë, duke shtuar se shpreson që një ditë të ketë edhe një fëmijë tjetër.
Deklarata e saj ka emocionuar shumë fansa, të cilët e kanë parë këtë si një dëshirë të sinqertë të artistes për të ndërtuar një kapitull të ri në jetën e saj personale.

