Vjedhje me thyerje dhe nën urdhër dëbimi/ Tentoi të arratisej, "skifteri" 55-vjeçar bie në duart e policisë italiane

Vjedhje me thyerje dhe nën urdhër dëbimi/ Tentoi të

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Como, pasi dyshohet se kreu një vjedhje me thyerje dhe shkeli rregullat e qëndrimit në Itali. I pastrehë dhe pa dokumente, ai ishte i njohur më herët për forcat e rendit dhe ishte nën urdhër dëbimi.

Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, në zonën Salita Peltrera, ku patrullat e policisë shkuan pas një raportimi për një vjedhje.

Sipas policisë, 55-vjeçari, i veshur me rroba të errëta dhe me një kapele bejsbolli, po largohej nga vendi i ngjarjes kur pa efektivët. Ai tentoi të largohej duke kapërcyer një gardh pranë një zone shkëmbore, por u ndalua nga policia.

Gjatë arrestimit, shqiptari dyshohet se kundërshtoi efektivët duke i goditur me grushte, shkelma dhe shtyrje. Pas ndërhyrjes së policisë, ai u neutralizua dhe u shoqërua në automjetin e patrullës.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet një kaçavidë 33 centimetra, ndërsa në çantën e shpinës kishte bizhuteri, syze dhe një orë inteligjente, sende që dyshohet se ishin marrë gjatë vjedhjes.

55-vjeçari u dërgua në spital për shkak të dëmtimeve të marra gjatë përplasjes, ndërsa dy efektivë policie morën trajtim mjekësor për plagë të lehta.

Përveç akuzës për vjedhje me thyerje dhe shkelje të ligjit për emigracionin, ndaj tij u procedua edhe për fyerje dhe sulm ndaj një zyrtari publik, si dhe për posedim të paautorizuar të mjeteve që përdoren për hapjen e bravave.

EMISIONET