Greqi,vazhdojnë hetimet për çështjen e vogëlushes Maria

Autoritetet e policisë në Larisa e kanë përqendruar vëmendjen e tyre në publikimin e fotografive të dy romëve të cilët paraqiten si prindër të vogëlushes 5 vjeçare Μaria, e cila u gjet para disa ditësh në një kamp romësh. Publikimi i fotografive, të hënën, është bërë me urdhër të prokurorisë.

'Dancing bear': A still from a video taken last month shows Maria in the crime-ridden Greek gipsy camp

Çifti i cili akuzohet për rrëmbim të mituri dhe për identitet të rremë pritet që të merret sot në pyetje nga hetuesit.

Policia po vazhdon investigimet sistematike në çdo drejtim, në bashkëpunim me organizma ndërkombëtarë që merren me zhdukje fëmijsh të mitur, Interpolin, por edhe me autoritetet shëndetësore.

Mystery: Maria - the 'blonde angel' - was found during a crackdown on illegal activities in Gipsy camps

Kanë filluar kontrolle të imtësishme në spitale dhe shërbimet për fëmijët, ndërsa në këtë kuadër nuk përjashtohet që të kryhen edhe teste ADN.

Gjithashtu po shqyrtohet edhe një pistë tjetër, mbi mundësinë e ekzistencës së një rrjeti, pjesëtarët e të cilit sjellin në Greqi për të lindur gra nga Bullgaria, dhe në vazhdim ua marrin fëmijtë për t’i shitur.

Sipas disa burimeve, po hetohen edhe raste që ishin denoncuar më herët, për fëmijë të cilët kishin lindur gjoja të vdekur, dhe kur qenë hapur arkivolet ato ishin bosh.

EMISIONET