Grabitet dhe dëmtohet Kisha e shekullit të XIV

Grabitet dhe dëmtohet Kisha e shekullit të XIV

Me afrimin e festave të fundvitit, në Korçë janë shtuar grabitjet e objekteve të kultit. Shënjestër e grabitësve së fundmi është bërë kisha e Shën Ristozit në Mbroje, e ndërtuar në shekullin e XIV.

Korçë- Grabitet gjatë natës kisha e vjetër e Shën Ristozit që ndodhet në hyrje të fshatit Mborje, rreth 4 kilometer larg qytetit te Korçës.

Persona ende të paidentifikuar teksa kanë tentuar të vjedhin arkën ku grumbulloheshin paratë e besimtarëve kanë dëmtuar pjesën e xhamit të një ikone të vendosur në stendë.

Dera e objektit të kultit të ndërtuar në shekullin XIV, nga Shën Klementi është hapur me mjete te forta, të cilat janë përdorur dhe për hapjen me dhunë të arkës metalike me të holla.

Kisha e Shën Ristozit, një ndër objektet më të vjetra të ngritura në Ballkan është grabitur dhe disa herë të tjera, kryesisht në periudha festive fetare, kur mendohet se besimtarët bëjnë donacione në para.

Por dëmi më i madh nuk është grabitja, por dëmtimi në mënyrë të pakthyeshme i afreskeve kishtare, të shekullit të XIV, të realizuara nga piktorë anonime rreth viteve 1390.

Kisha e Shen Ristozit ndër më uniket në Ballkan, shërben edhe si vend pelegrinazhi për besimtarët ortodoksë.

Ndërkohë pak ditë më parë është denoncuar në policinë e Korçës, vjedhja e kishës së Shën Gjergjit në qendër të qytetit, prej një grupi adoleshentësh të cilët janë ndaluar.

/Oranews.tv/

 

 

EMISIONET