Goditet Camorra, arrestohen 26 anëtarë të organizatës dhe konfiskohen 50 milionë euro

Goditet Camorra, arrestohen 26 anëtarë të organizatës dhe

Policia italiane arrestoi të hënën 26 persona dhe sekuestroi mbi 50 milion euro pasuri në një operacion nw Itali kundër mafias Camorra me bazë në Napoli.

Arrestimet u bënë në provincat e Napolit, Salerno, Imperia, Cosenza, Ankona dhe Reggio Emilia.

Operacioni synoi dy grupe të ndara të Kamorrës, tha policia.

Njëri ishte klani Fabbrocino, historikisht i pranishëm në Poggiomarino, dhe tjetri ishte një grup i madh mafioz i udhëhequr nga Rosario Giuliano.

Ky i fundit është në burg, por ende drejtoi bandën  përmes të dashurës së tij Teresa Caputo, tha policia.

Ajo mori udhëzime nga Giuliano, me nofkën "o 'minorenne" (The Kid), gjatë vizitave në burg dhe ua përcolli ato anëtarëve të bandës, tha policia.

Hetimet kanë hedhur dritë, tha policia, mbi një seri zhvatjesh dhe kërcënimesh, duke përdorur armë zjarri, dhe gjithashtu trafik droge, me shumicën e drogës që furnizohej nga mafia 'Ndrangheta' me bazë në Kalabri e cila kontrollon tregtinë evropiane të kokainës.

Droga transportohej nga furnitorët e 'Ndrangheta në furgona kafeje dhe kamionë, tha policia.

Kërkimet gjetën rreth 62 pajisje shpërthyese në Poggiomarino.

Ata thanë se bombat u përdorën në aktivitetet e zhvatjes së Camorra, raporton Ansa.

Bota Lajme arrestohen Ndragheta camorra

EMISIONET