All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Gjermania dërgon armatimet e para për kurdët

Gjermania dërgon armatimet e para për kurdët

Gjermania ka dërguar dje serinë e parë të armatimeve në veri të Irakut, për të ndihmuar militantët e grupit kurd, Peshmerga, si dhe ushtarët irakianë që po luftojnë me militantët e Shtetit Islamik.

All - Paragraf - 3

Ushtria gjermane ka dërguar predha anti-tank, pushkë automatike si dhe pajisje mbrojtëse dhe medikamente.

Pritet që Gjermania të dërgojë deri në 600 tonë pajisje ushtarake.

"Kjo është dërgesa e parë", - tha zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë gjermane, Nënkolonel Kristof von Lëvenstern, -  "Por dot ë ketë të tjera deri në tetor".

All - Paragraf - 8

Vendet perëndimore, përfshi edhe Shtetet e Bashkuara, kanë rënë dakord që të stërvisin trupat kurde dhe irakiane për të luftuar në terren militantët e Shtetit Islamik, pasi asnjë shtet nuk do të dërgojë trupat e saj.

Duke qenë se për vite me radhë kurdët nuk kanë pasur armatimet e duhura, pasi janë ende me armatimet e epokës sovjetike, ata kanë dështuar në betejat në terren kur militantët e IS pushtuan veriun e Irakut.

Përveç armëve, në Irak kanë zbarkuar edhe 100 instruktorë nga Gjermania, Kanadaja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët do t'u mësojnë kurdëve se si t'i përdorin armët.

Gjermania ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në sulmet ajrore, por gjithsesi theu një tabu të ngritur që pas Luftës së Dytë Botërore, duke dërguar armatime në një zonë ku po zhvillohen konflikte të armatosur.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET