Fier 3500 ha nën ujë, në Darzez nis dekompozimi i bagëtive të ngordhura

Në Fier, përmirësimi i kushteve të motit ka sjellë tërheqjen e ujit, dhe rënien e nivelit të Semanit, megjithatë pothuajse e tërë komuna Darzez është nën ujë.

Nën ujë janë edhe fshatrat Povelsh, ku ka rënie të paktë të nivelit të ujit. Ministria e Brendshme deklaron se 3500 ha tokë nën ujë.

Gjatë natës ka pasur reshje të dendura shiu, por sot moti është përmirësuar dhe reshjet kanë pushuar. Në fshatin Darzez janë mbi 1 mijë ha tokë në ujë, dhe mbi 10 familje të evakuuara.

Në Frakull të Fierit janë 2 mijë ha tokë bujqësore nën ujë ndërkohë që 60 familje janë evakuuar nga banesat duke u strehuar tek të afërmit. Levani numëron të paktën 2 mijë ha tokë nën ujë, dhe rreth 250 familje të evakuuara, si rezultat i përmbytjeve. Aktualisht ka nisur dhe furnizimi me ushqime i banorëve nga forcat e ushtrisë. Ndërkohë 3 ditë nga përmbytja, bagëtitë dhe shpesët e ngordhura rrezikojnë të përhapin sëmundje infektive, si rezultat I mosgroposjes dhe dekompozimit.

bagetite ne darzeze 1

Viktor Fasko: Dëme të shumta në Darzezë, s’llogariten pa ikur uji

Në një lidhje telefonikë për Ora News, kreu i komunës së Ndërmenasut Viktor Fasko ka deklaruar se dëmët më të mëdha janë për fshatin Darëzezë. Dëmet në bujqësi dhe blektori janë shumtë, por nuk mund të llogariten për aq kohë sa vendi është nën ujë. Fasko tha se janë përqëndruar në shpëtimin e jetëve të banorëve.

Viktor Fasko: “Komuna Ndërmenas ka qenë një komunë e përmbytur këto ditë e fundit. Darëzezi ka pasur dëmë në bujqësi dhe blektori që ne nuk i kemi verifikuar pasi po merremi me fazën e parë, me shpëtimin e banorëve.

Banorët kanë të drejtë për mungesën e ndihmës së shpejt, një situatë e tillë kërkon një ndihmë të shpejt pasi ata janë të rënduar.

Ka rënë pak niveli ujërave, por prurjet e ujit janë të mëdha sepse shkarkimet e Vjosës përfundojnë në Darzëzë.

Nuk bëhet fjalë për llogaritjen e dëmeve sepse janë të shumta, 24 orëshin e fundit kemi qënë vetëm për ti ardhur në ndihmë banorëve. Ka shumë dëmë që nuk mund ti verifikojmë pa u larguar uiji.”

Evakuohen dy familje në fshatin Qarr, kërkohet ndihmë për shpëtimin e bagëtive

Në fshatin Qarr janë evakuuar dy familjë, ndërsa në fshatin Rreth Fik 50 banorë kërkojnë ndihmë për bagëtitë e tyre. Në këtë fshat kanë shkuar FNSH, Delta Forcë dhe Emergjencat.

Ndërsa në fshatin Hoxharë janë izoluar 100 bagëti dhe ndihma poi  jepet nga Delta Forcë. Në Darëzezë janë 10 barinj që kërkojnë ndihmë për 1 mijë krerë bagëti. Edhe këtu janë nisur FNSH, Delta Forcë dhe Emergjencat.

EMISIONET