Fabrika e bitumit në Krrabë nis punën, banori denoncon: Na ushtruan presion, më hoqën fëmijët nga puna
Fabrika e bitumit në Krrabë, e cila është kundërshtuar më herët nga banorët e zonës po vijon punën. Banorët kanë filmuar punimet gjatë natës ndërsa kërkojnë heqjen e saj pasi u rrezikon jetën.
Fabrika e bitumit e vendosur në hyrje te tunelit të Krrabës po vijon punën gjatë natës.
Këto pamje amatore janë filmuar nga banorët e zonës ku shihet ndotja që sjell, ndaj dhe kërkojnë zhvendosjen.
"Bashkia të heqë fabrikën, ta çojë në vendet që i përshtatet dhe jo këtu në hyrje të tunelit. Është shumë shqetësuese për njërëzit, për komunitetin."
Protestë ndaj fabrikës ka pasur që në nisjen e projektit, por Besim Veliu, një ndër banorët e njësisë administrative Krrabë, thotë se pas denoncimeve në media shtë përballur me presione.
"Të dy fëmijët që kisha në punë mi kanë hequr."
Fabrika e bitumit, e cila me herët ishte në fshatin Pezë Helmës, prej muajsh është vendosur në Krrabë pa miratimin e banorëve.
