Rikthimi i Jimenez pas dëmtimit të tmerrshëm, Demi: Më vjen mirë që e shoh në këtë formë, Meksika ka avantazhin e shtëpisë

I ftuar në emisionin "Ora e Botërorit" në Ora News,  Klaiv Demi ka komentuar fitoren e Meksikës, duke vlerësuar ecurinë e skuadrës si vendase dhe duke u ndalur veçanërisht te ringritja e sulmuesit Raul Jimenez pas dëmtimit të rëndë në kokë që pësoi në vitin 2020.

"Po ndiqja Meksikën dhe më bëhet shumë qejf që fitoi. Ka avantazhin e saj në mendimin tim sepse është zot shtëpie.

Është në vendin e saj. Kujtojmë, zgjoi gol dhe asist për Jimenez, më vjen shumë mirë që e shikoj në këtë formë. Në qoftë se mund t'i rikthehemi pak dëmtimit të rëndë që ka pasur në vitin 2020 nga një përplasje me kokë me David Luiz, që kalon në një frakturë të temporalit, kockës së kafkës, temporalit, që është pika më e dobët e, e kafkës.", u shpreh Demi.

EMISIONET