Mbappé shkruan historinë në Botëror, lë pas Klosen dhe i afrohet rekordit të Messit

Kylian Mbappé ishte edhe një herë protagonist absolut për Francën. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedisë, duke siguruar kualifikimin e “Gjelave” në 1/8-at e Botërorit dhe duke vendosur një tjetër rekord historik.
Me dopietën ndaj Suedisë, Mbappé e ka çuar në 18 numrin e golave të shënuar në Kupën e Botës, duke lënë pas legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili e mbylli karrierën me 16 gola në Botëror.
Në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e turneut, përpara francezit tani ndodhet vetëm Lionel Messi, që kryeson me 19 gola. Kjo do të thotë se Mbappé është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të argjentinasit.
Por kjo nuk është arritja e vetme e sulmuesit francez.
Falë golit të parë ndaj Suedisë, ai u bë edhe futbollisti me më shumë gola në historinë e fazave me eliminim direkt të Kupës së Botës. Mbappé ka tashmë 10 gola në ndeshjet me eliminim, duke kaluar brazilianët Leônidas dhe Ronaldo Nazário, të cilët ndanin rekordin me nga 8 gola.


