Në kërkim për dosjen “Ura”, arrestohet Adi Cobo

Byroja Kombëtare e Hetimit ka arrestuar Adi Çoba Bazholi, i cili kërkohet nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosjen “Ura”. Bëhet me dije se në operacion nuk ka marrë pjesë Policia e Shtetit, ndërsa ndalimi është kryer nga strukturat hetimore të posaçme.
Adi Çoba, rezulton sipas hetimeve të autoriteteve italiane të jetë drejtuesi i organizatës i cili siguronte dhe dërgonte nga jashtë, sasi të mëdha heroine dhe kokaine në Itali. Ai koordinonte dhe drejtonte nga Shqipëria aktivitetet e anëtarëve të tjerë të organizatës, shqiptarë dhe italianë.
Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, në cilësinë e kreut dhe promovuesit të shoqatës, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të mëdha heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të shoqatës.

