Sondazhi në RTV Ora/ Analistët: Elektorati i karikuar, shqiptarët po mundohen të marrin pjesë në politikë përmes votës

Sondazhi në RTV Ora/ Analistët: Elektorati i karikuar, shqiptarët

Në emisionin "Tempora" të Sonila Meços në RTV Ora, gazetari Dritan Hila duke iu referuar sondazhit të Antonio Notto për zgjedhjet e 25 prillit 2021, lidhur me rëndësinë e zgjedhjeve, tha se elektoratet duken të karikuara.

Hila: Vihet re një karikim i elektoratit këto 3 muaj para zgjedhjeve. Unë prisja një karikim më të madh nga elektorati opozitar. Ka edhe një shifër të madhe 43% që nuk votojnë, por pres që shumë do të ndryshojnë mendje deri në zgjedhje.

Ndërsa analisti Agron Gjekmarkaj tha se shqiptarët po mundohet që të marrin pjesë në politikë përmes zgjedhjeve dhe votës

Gjekmarkaj: Shqiptarët po mundohet që të marrin pjesë në politikë përmes zgjedhjeve dhe votës. Kjo shifër kaq e lartë, tregon që do të motivohen edhe pjesët e fjetura të shoqërisë, nisur kjo edh enga diskursi politik i kësaj kohe.

Vendi tempora Aktualitet dritan hila agron gjekmarkaj RTV Ora sondazhi RTV Ora Antonio Notto

EMISIONET