Kornaja: Jam tifoz i Marokut, Brazili nuk është më Seleçao e dikurshme!

Elton Kornaja, i ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në Ora News, u shpreh se në këtë Botëror mbështet Marokun, duke vlerësuar stilin agresiv të lojës së ekipit afrikan.

“Jam paksa sporadik në këtë Botëror, jam tifoz i Marokut. Më pëlqen shumë loja e tyre, luajnë me agresivitet dhe ky është stili që më pëlqen. Edhe në Botërorin e kaluar më lanë shumë përshtypje, ndërsa në Kupën e Afrikës shkuan deri në finale”, tha Kornaja.

Duke komentuar Brazilin, ai u shpreh se “Seleçao” nuk është më skuadra spektakolare e viteve të kaluara.

“Brazili nuk është më ajo Seleçao e dikurshme. Është kthyer në një miniaturë italiane. Mundohet të luajë bukur, por nuk ka më agresivitetin dhe natyrën që e karakterizonte dikur, ndaj nuk më zgjon më të njëjtën dëshirë për ta ndjekur”, deklaroi Kornaja.

Elton Kornaja: Unë jam paksa sporadik në këtë Botëror, jam tifoz i Marokut. Po, seriozisht.  Jo, më pëlqen shumë loja e tyre, të them të drejtën, kanë, bëjnë një lojë shumë. Shumë agresive, ajo siç më pëlqen mua lart. Jo  sigurisht, mbas vitit të kaluar, Botërorin e kaluar më pëlqeu jashtëzakonisht shumë para katër viteve. Edhe në Kupën e Afrikës shkuan deri në finale pavarësisht aty problemit që kishin.

 Dhe këtë vit po tregojnë vërtet realisht se që të jemi tifozë, do ishte më e bukur të ishim me Seleçaon e shokut tonë, mikut tonë, por problemi është se Seleçao nuk është më ajo Seleçao e dikurshme e Brazilit.

Është kthyer një miniaturë italiane të themi të drejtën, kështu që mua s'më pëlqen shumë ajo loja e tyre s'kam më atë dëshirë . Mundohen të luajnë pistë, por jo me agresivitet sepse nuk e kanë në natyrë.

EMISIONET